Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë nisur të publikohen në kohë reale rezultatet nga zgjedhjet e sotme për kryetar të Drenasit.
Nga 7 vendvotime të procesuara ( 9,72%) nga 72 sa janë gjithsej, prin kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, me mbi 56 për qind.
I dyti është kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, me 21,0 për qind.
Pasojnë kandidati i pavarur Xhavit Drenori me 10,87%; i katërti kandidati i AKR-së, Elmi Thaçi, me 6,50 për qind, e kështu me radhë.
Rezultatet në kohë reale mund të gjenden në Faqen zyrtare të KQZ-së.