Nisin vizitat në bizneset e personave në nevojë

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 12:20 | Nga

Sot nisin vizitat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian nëpër bizneset e personave në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara, të cilët janë punësuar dhe krijuar biznese.

Sipas një njoftimi të zyrës së BE-së në Kosovë, persona në nevojë dhe presona me aftësi të kufizuar kanë gjetur punë dhe kanë hapur biznese falë një skeme të granteve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila është e financuar nga Bashkimi Evropian.

Falë kësaj skeme, këta persona po ashtu kanë liruar shtetin nga pagesa e ndihmës sociale për ta.

Vizita do të ketë edhe nesër e pasnesër, ku të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi nga afër ta shohin suksesin dhe sfidat me të cilat përballen këto kategori në biznes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme