NISMA akuzon deputeten e PDK-së për ndikim te votuesit

Drenas | 04 Dhj 2016 | 16:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma për Kosovën ka akuzuar Partinë Demokratike për ndikim te votuesit dhe shkelje të tjera gjatë procesit zgjedhor në Drenas.

Qëndrim Krasniqi, nga ky subjekt politik, në një bisedë për Ekonomia Online, ka numëruar një varg shkeljesh. “Ka pasur parregullsi në shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Llapushnik, ku vëzhguesit e PDK-së kanë dalë nga shkolla në oborr për t’u takuar me disa qytetarë dhe përsëri janë rikthyer në vendvotim në shkollë”.

“Gjithashtu kemi pasur parregullsi në shkollën fillore ‘Jusuf Gërvalla’ në Negrovc, ku deputetja e PDK-së, Sala Berisha-Shala, është takuar me qytetarë të cilët kishin shkuar të votonin dhe këtu vërehej një ndikim i PDK-së tek votuesit”.

Por, Krasniqi beson se tash e tutje komunën drenicase do ta udhëheqë kandidati i tyre, Isa Xhemajlaj.

qendrim-krasniqi

Të ngjashme