Nisma e Kosovës për t’i ndalur aktivitetet ilegale “nxit” shtimin e tyre

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë të federatave sportive janë të vendosur t’i ndalojnë garat ilegale që organizon Serbia në Kosovë, por po aq vendosmëri, ose edhe më shumë, po tregojnë edhe serbët. Madje, po u shtojnë peshë garave të tyre në Kosovë me praninë e yjve të sportit të vendit fqinj dhe po bëjnë edhe fushatë.

Kështu, të shtunën mbrëma, të pranishëm në një turne të futbollit të vogël të mbajtur në Zveçan, ishin të pranishëm krerët e Federatës së Basketbollit të Serbisë, shkruan Koha Ditore.

Ata bënë hapjen zyrtare të turneut, që sipas mediumeve serbe është tradicional dhe njihet me emrin “Shoqëria 2019”.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Serbisë, Predrag Daniloviq, sekretari i përgjithshëm Dejan Tomasheviq dhe përzgjedhësi Aleksandar Gjorgjeviq bënë hapjen e turneut që kishte tubuar shumë njerëz. Para fillimit të turneut, zyrtarët e federatës serbe të basketbollit bënë edhe shpalosjen e flamurit të Serbisë dhe bën disa premtime për këtë vend, që sipas tyre është tokë serbe. E një prej premtimeve e dha përzgjedhësi i Serbisë, Gjorgjeviq. Ai u premtoi banorëve të Zveçanit se nëse Serbia fiton titullin në Botërorin që nis 31 gusht në Kinë, atëherë trofeun do ta sjellë këmbë me lojtarët e tij nga pika kufitare në Jarinjë deri në Zveçan…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme