NISMA Socialdemokrate, ka publikuar listën me emrat e kandidatëvë për deputetë, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas njoftimit të bërë nga ky subjekt politik, në këtë listë janë gjithsej 110 emra.
Bartës i listës është lideri Fatmir Limaj, pasuar nga Avdyl Krasniqi, Albulena Balaj, Bilall Sherifi e Zarif Berisha. Listën prej 110 anëtarëve e mbyll ministri në detyrë, Skender Reçica.
Ky është njoftimi i Nismës:
Të dashur anëtarë, aktivistë dhe simpatizantëTë nderuar qytetarë,Kjo është Lista zyrtare e kandidatëve për deputetë nga NISMA Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit.Lista jonë e kandidatëve për deputetë është më e mira që u është ofruar qytetarëve të Kosovës për t’i mbrojtur denjësisht interesat e vendit dhe vlerat tona kombëtare.Suksesi ynë është vendosmëria jonë dhe objektivi ynë është t’i shërbejmë Kosovës me nder dhe krenari!