Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, përmes një postimi ka bërë të ditur se sot Nisma Socialdemokrate ka mbledhur strukturat e saj udhëheqëse në Han të Elezit.
Shala është shprehur se kjo degë ka gatishmëri të jashtzakonshme për ta rritur sa më shumë NISMA-në në Hanin e Elezit.
Postimi i plotë:
Edhe sot në takim me strukturat udhëheqëse të degës së NISMA-së në Hanin e Elezit. Sikurse në degët që vizituam dje dhe sot këtu diskutuam mbi përgaditjet dhe mobilizimin që kjo degë po i bën për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Gatishmëri e jashtzakonshme edhe e kësaj dege për ta rritur sa më shumë NISMA-në në Hanin e Elezit.
E. SH
NISMA 10+
JemiGati