Ftesës së Isa Mustafës për ta lënë të vetme Partinë Demokratike, duke i kërkuar partnerëve të tjerë të PAN-it, t’i bashkohen, nuk po e pranon Nisma.
Kryeministri në largim Isa Mustafa, pas prishjes së koalicionit me PDK më të cilën udhëhoqi vendin për dy vite e gjysmë dhe tani i ka vendosur vija të kuqe, dje ka kërkuar dialog të brendshëm me Vetëvendosjen, AAK-në e Nismën për të formuar Qeverinë.
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë me se nuk ekziston asnjë mundësi e bashkimit të Nismës me LAA-në.
Mirëpo, për të bërë qeveri stabile, Berisha fton LAA-në t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma.
“Nuk ekziston mundësia me u bashku me LAA-në. Ne e kemi kandidatin tonë Ramush Haradinaj për kryeministër dhe e kisha ftuar Isa Mustafën që t’iu bashkëngjitet PDK-AAK-Nisma për të bërë qeveri stabile në interes të Kosovës” ka thënë Berisha, njofton lajmi.net
Kujtojmë, se Zafir Berisha është rizgjedhur sërish deputet në Kuvendin e Kosovës, pra ai ka siguruar në zgjedhjet e 11 qershorit plot 12,276 vota.