Sekretari i Qeverisë së Kosovës, Fitim Krasniqi, ka konfirmuar për Kohën Ditore se nisma për shfuqizimin e Speciales ka arritur në qeveri pak para orës 16:00.
Krasniqi ka thënë se dokumenti do t’i dërgohet Ministrisë së Integrimit dhe Ministrisë së Financave për dhënien opinioneve përkatëse.
“Pastaj pas marrjes së opinioneve nga këto ministri, qeveria e procedon në kuvend mendimin e saj në përputhje me opinionet e pranuara nga këto ministri”, ka thënë Krasniqi.