Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut në 20 vjetorin e rënies së tyre.
Limaj tha se kjo masakër ishte dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët.
“Në këtë ditë kujtojmë me pitet dhe krenari 45 qytetarë burra e gra, fëmijë e të moshuar të cilët u masakruan barbarisht nga ana e forcave serbe.
Masakra e Reçakut është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët. Ata synonin shfarosjen, shkatërrimin dhe largimin e njerëzve tanë nga vendi ynë”.
“Shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë falënderues ambasadorit William Wallker i cili e sensibiizoi botën për krimin që po kryenin serbët mbi njerëzit e pafajshëm në Kosovë. Masakra e Reçakut mobilizoi botën demokratike për t’i dalë në krah Kosovës, shkroi Limaj.
Ai shtoi se masakra e Reçakut ishte ndër më të tmerrshmet e cila edhe tronditi opinionin ndërkombëtar.