Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me strukturat drejtuese të degëve të saj. Partia e Fatmir Limajt sot ka mbajtur tubim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Rahovec dhe Suharekë.
Në takimin e përbashkët të mbajtur në Malishevë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se takimet e tilla me struktura e kanë objektivin edhe për të parë nga drejtuesit e degëve se çfarë është bërë, por edhe për të njoftuar për angazhimet e drejtuesve të partisë dhe të shpalosur idetë që duhet t’i shpalosin me tutje për fuqizimin e Nismës dhe programit saj.
Ai ka thënë se ka pasur shumë skeptikë për suksesin e Nismës, por rezultatet sipas tij kanë dëshmuar të kundërtën. Nisma, sipas Limajt, ka arritur të kthehet në një forcë politike ideatorë e shprese për Kosovën falë përkrahësve të saj.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se parimet e Nismës janë të ndara në tri shtylla: Liria, Drejtësia dhe Solidariteti.
“Janë këto tri shtylla që kërkojnë punë dhe angazhim të përhershëm. Liria mbrohet çdo minutë. Drejtësia mbrohet përditë për çdo minutë e orë të saj. Solidariteti është i përhershëm. Ju struktura të Nismës duhet jeni me mendje të zgjuar se solidariteti në mesin tonë duhet të jetë i përhershëm. Për të qenë këto tri shtylla gjithherë të mbrojtura duhet në të gjitha strukturat të ketë një debat të përhershëm. Debati në kuadër të strukturave mund të jetë i ashpër, por të tilla duhet të jenë gjithmonë debatet, sepse pa to nuk ecë shoqëria përpara”, ka thënë Krasniqi.
“Presim angazhim më shumë dhe ta përmirësojmë komunikimin me njerëzit që kanë bindje, shpresa më të mëdha se sa që kishin para 4 viteve. Ne duhet të jemi ata që me punën tonë, me përkushtimin tonë, solidaritetin tu afrohemi njerëzve , sidomos gjeneratave të reja”, deklaroi Krasniqi.
“Nuk guxojmë të flemë rehat deri sa rinia jonë të kërkojë perspektivën jashtë vendit të tyre. Mos të harrojmë martirë që janë bërë që ne sot ta kemi shtetin, lirinë, pavarësinë. Ne si struktura kemi përgjegjësi më shumë se kushdo tjetër për të komunikuar me njerëzit që kanë një hall, kanë nevojë për një vend pune, një shkollim”.
Ragib Begaj, nga dega e Nismës Socialdemokrate në Malishevë, ka thënë se Malisheva i ka paraprirë proceseve pozitive të kësaj partie megjithë presionet që ka pasur.
“Malisheva me qytetarët e saj iu kanë paraprirë proceseve pozitive. Filluam si iniciativë për të ardhur deri në ditën e sotme dhe tani jemi subjekt shumë i konsoliduar dhe i përhapur gjerë”.
“Kemi hyrë kundër presioneve të mëdha, kërcënimeve dhe largimeve të punës, pavarësisht ne arritëm fitore pavarësisht rivalit”.
“Malisheva dhe qytetarët siguruan një qeverisje lokale dhe katër vitet e para qytetarët janë të bindur që votuan drejtë”.
“Ju ftoj rreshtohuni pas njerëzve tuaj, punoni për interesin e Malishevës, për interesin e fëmijëve, interesi është fuqizimi i ligjit”.
Sami Hajdari, nga dega e Nismës në Suharekë, ka mbështetur edhe një herë atë që rinia do të jetë përkrahja më e madhe e vendit dhe se për ta duhet bërë më shumë.
“Në vitin 2014 filluam konsolidimin e degës dhe hasëm në pjesën më të madhe të rinisë. Prej asaj dite nuk jemi ndalë asnjëherë së shtrirjes së degës në Therandë. Po shoh shumë të rinj, shumica e rinisë që na përkrahë. Të gjitha partitë thonë se rinia është e ardhmja e Kosovës. Për nismën është e tashmja e Kosovës. Koha ka ardhë që ne të qeverisim në Kosovë. Ju bëjë thirrje të punojmë shumë, bashkë për një qeverisje të këtij vendi”.
Enver Shala, nga dega në Rahovec, ka thënë se fjalët e kryetarit të partisë kanë qenë shtysë për ta.
“Që nga themelimi funksion si parti stabile. Por jemi duke u konsoliduar mirë duke u përhapur edhe më tej”.
“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, kryeministri i ardhshëm është z. Limaj”.
Zafir Berisha, deputet nga Nisma, ka thënë se Nisma duhet të vazhdojë përpjekjet për t’u forcuar.
“Duhet me shtu përpjekjet për forcimin e degëve, forumin e gruas, forumit rinor sepse ka sfida dhe si subjekt politik duhet të futemi në bashkëpunimin e brendshëm që projektet të përcillen te të gjithë qytetarët”.
Berisha shprehu besimin se Nisma do të forcohet më tej.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/limaj-nuk-do-te-dialogojme-jashte-asaj-cka-parasheh-kushtetuta-e-kosoves/