Pas numërimit të rreth 1900 votave nga diaspora, Nisma Socialdemokrate ka njoftuar opinionin se kanë arritur të kalojë pragun prej 5 %, sa nevojitet për të hyrë në Parlament.
Procesi i numërimit në QNR ka përfunduar sonte, ku janë numëruar 1992 vota. Shumica nga to janë fituar nga VV, kurse Nisma ka marrë vetëm 26 vota.