Nisma Socialdemokrate, të mërkurën, në praninë e shumë simpatizantëve të saj ka themeluar nëndegën në fshatin Hogosht të Kamenicës.
Në themelimin e kësaj nëndege ka marrë pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe kryetar i NISMA në Gjilan. Ai ka falënderuar qytetarët e Hogoshtit për përkrahjen e madhe.
“NiISMA Socialdemokrate po vazhdon shtrirjen dhe rritjen e saj. Sonte në fshatin Hogosht të Kamenicës themeluam nëndegën e NISMA Socialdemokrate. Në praninë e shumë simpatizantëve të NISMA u zgjodh kryetari dhe kryesia e kësaj nëndege”, ka shkruar Hasani, në faqen e tij në Facebook.
Kryetar i nëndegës u zgjodh Durim Biqkaj, Blerim Sermaxhaj – nënkryetar, Rinor Musliu -sekretar dhe Arton Mujaj – kryetar i rinisë.
“Faleminderit Hogosht për përkrahjen!”, ka shkruar Hasani.