Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate ka vizituar sot Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e degës Zafir Berisha, biseduan për zhvillimet politike në vend, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se Nisma mori përkrahjen e qëndrimeve politike të saj ‘duke u zotuar se aktiviteti jonë në shërbim të vendit do të vazhdojë në çdo situatë’.
“Së bashku me kryetarin e degës Zafir Berisha dhe bashkëpunëtorë, bashkëbiseduam dhe u koordinuam për vazhdimin e aktivitetit dhe nevojën e NISMA-së karshi zhvillimeve politike në vend. Nga Prizreni morëm përkrahjen për qëndrimet tona politike, duke u zotuar se aktiviteti jonë në shërbim të vendit do të vazhdojë në çdo situatë”, thuhet në njoftim.