Nisma, vlerëson se procesi zgjedhor shkoi në rregull

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 19:25 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma për Kosovën vlerëson se procesi i deritanishëm zgjedhor ka rrjedh mirë me disa parregullsi që nuk do të ndikojnë në procesin zgjedhor.

Qerkin Dukolli, anëtar i Kryesisë së Nisma, ka falënderuar qytetarët për maturinë e treguar.

“Na ndajnë edhe pak momente deri në mbylljen e qendrave të votimit. Ne shprehim mirënjohje për  kulturën demokratike në votime sot, kjo tregon që demokracia  në Kosovë shënon ngritje”.

“Ne jemi në komunikim të përshtatshëm  me shtabet tona zgjedhore në të gjithë Kosovën, ky proces ka rrjedh mirë, ato parregullsi që janë të vogla”.

“Nisma ata që ende s’kanë votuar bën apel ata të votojnë deri sa të mbyllen qendrat e votimit. Nisma fton trupat përgjegjëse që të mbyllen votimet  në pajtim me rregullat”.

Të ngjashme