Nisma për Kosovën përmes një konference për media ka prezantuar aderimin e ri të Vehbi Berishës kryetar i degës së partisë Fjala dhe asamblist i pavarur në asamblenë komunale, i cili ishte edhe kandidat për kryetar të Drenasit.
Një aderim tjetër në Nisma është edhe Nexhmedin Bala, asamblist në komunën e Drenasit.
Vehbi Berisha ka thënë se me Nismën për Kosovën kanë pasur bashkëpunim edhe në zgjedhjet për Drenasit ku ka mbështet në balotazh për kryetar të Drenasit Isa Xhemajlin.