Nisma Socialdemokrate dega në Lipjan ka shënuar pesë vjetorin e themelimit me ç’rast janë prezantuar edhe mbi 60 anëtarë të rinj.
Në një tubim madhështor, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, uroi strukturat drejtuese dhe simpatizantët e Nismës në Lipjan për pesë vjetorin e themelimit.
Në të njëjtën kohë, ai iu uroi mirëseardhje anëtarëve të rinj, për të cilët tha se e kanë fuqizuar edhe më shumë Nismën Socialdemokrate dega në Lipjan.
Limaj tha se Nisma është kthyer në adresë dhe shpresë për qytetarët e vendit të cilët çdo ditë e më shume po i bashkohen Nismës.
Kreu i Nismës i ka falënderuar dhe iu ka shprehur mirënjohje themeluesve të Nismës, drejtuesve dhe strukturave dhe gjithë simpatizantëve që i janë bashkuar Nismës në këto pesë vite në Lipjan.
“Nisma Socialdemokrate është faktori politik vendimtar në shumë procese në vend. Janë shumë projekte të mëdha në vend që identifikohen me Nismën Socialdemokrate. Sot Nisma identifikohet si subjekt politikë që promovon dhe mbron vlerat njerëzore e kombëtare.
Ne jem parti e solidaritetit, unitetit dhe bashkëpunimit, e cila dallon interesat e ngushta nga to të atdheut”, ka thënë Limaj të premten në Lipjan.
Më tutje, Limaj tha se ndihet krenar që për këto dy vite kjo parti ka promovuar qindra të rinj duke i kthyer në kuadro të rëndësishme për vendin.
Lideri i Nismës tha se është koha që kandidati i Nismës t’i fitoj zgjedhjet në Lipjan.
“Zotimi im është se në fuqishëm do të vazhdojmë me ju mbështet. Do ta keni mbështetjen e fuqishme tonën. Le të vazhdojmë kështu të bashkuar të ecim përpara për fuqizimin e partisë”, ka shtuar Limaj
Kryetari i degës së Nismës në Lipjan, Heset Sahiti, tha se në këto pesë vite të ekzistimit të Nismës në Lipjan, ky projekt politik po merr mbështetje gjithnjë e më shumë.
Tha se Nisma në Lipjan po bëhen adrese dhe shprese për qytetarët e kësaj komune.
Nisma, sipas tij, në Lipjan është shtrirë pothuajse në çdo cep të kësaj komune.
Ndryshe, Nismës kohëve të fundit i janë bashkuar mbi 2000 anëtarë të rinj në degë të ndryshme të vendit në javët e fundit.