Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës ka konfirmuar për Ekonomia Online se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e Aleancës për Kosovën e Re, Behxhet Pacollin.
Sipas Nitaj, Pacolli dhe Haradinaj kanë biseduar për krijimin e institucioneve.
“Ka pasur një takim ku kanë biseduar për krijimin e institucioneve dhe rolin që mund të ketë edhe Pacolli dhe AKR në këtë proces”, tha Nitaj për EkonomiaOnline.