Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka dhënë disa arsye, të cilat sipas tij po i shtyjnë qytetarët për t’u rreshtuar pas Ramush Haradinajt.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Nitaj ka thënë se janë 5 arsye të forta që qytetarët po i ofrohen Haradinajt, ndërsa komentet tjera nga oponentët politikë i quan “broçkulla”.
Ky është postimi i plotë i Mitajt:
Gjuha është prej tuli dhe thotë gjithçka, e ndonjëherë flet edhe broçkulla.
Por qytetaret e Kosovës, sot me shume se sa asnjëherë, po rreshtohen pas Ramush Haradinajt për disa arsye shume te forta:
1. Pse e kundërshtoi ndryshimin e kufijve;
2. Pse Federica Mogherinit ia hoqi prej tavolinës temën e ndarjes;
3. Pse nuk pranoi te hiqej taksa 100 % pa njohje;
4. Pse e përmbylli procesin e krijimit te ushtrisë se Kosovës;
5. Pse nuk u nënshtrua për asnjë nga këto kërkesa dhe dha dorëheqje si burrat dhe mandatin ia ktheu sovranit!
Më e thjeshtë se kaq nuk bëhet! Të tjerat janë broçkulla!
MN