Glauk Konjufca është tërhequr nga pozita e kryeparlamentarit, duke ia kaluar udhëheqjen e seancës, nënkryetares së Kuvendit, Arberie Nagavci. Por, ndaj veprimit të Konjufcës ka reaguar zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj.
Sipas Nitajt, kryetari i Kuvendit mund të ndërrohet vetëm duke dhënë dorëheqje ose duke u shkarkuar, duke shtuar se çdo formë tjetër është kundërkushtetuese.
“Çdo formulë tjetër është kundërkushtetuese. Nuk është dëgjuar ndonjëherë që një person mund të votohet për minister, nese më parë nuk ka dhënë dorehëqje nga posti i kryetarit të Kuvendit”, ka shkruar Nitaj.