Niveli qendror e cilëson të paligjshëm lokacionin e xhamisë

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 10:39 | Nga

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e kanë vlerësuar të kundërligjshëm vendimin e 30.04.2018 të KK-së së Lipjanit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e xhamisë në fshatin Llugaxhi.

Për anulimin e këtij vendimi banorët e këtij fshati kanë kërkuar zyrtarisht në këto dy ministri edhe nëpërmjet një peticioni me 150 nënshkrime me arsyetim se xhamia nuk duhet të ndërtohet afër shkollës fillore në fshat, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë rreth kësaj çështjeje ka pasur edhe kërkesa të tjera nga një pjesë e banorëve për ndërtimin e xhamisë afër institucionit shkollor. Sidoqoftë, në një përgjigje të MAPL-së dërguar banorëve të fshatit Llugaxhi, thuhet se me kohë e kanë pranuar një kërkesë nga grupi i qytetarëve të fshatit Llugaxhi të Lipjanit për anulimin e vendimit 15 nr.463-28069, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e xhamisë në fshatin Llugaxhi, të miratuar nga KK i Lipjanit në mbledhjen e mbajtur më 30.04.2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme