Njâ ma pak…

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 13:14 | Nga

RAMIZ KELMENDI (1930 – 2017)
(Lamutumirë mjeshtër!)
Sot ndrroi jetë Ramiz Kelmendi, në moshën 86 vjeçare, publicisti dhe gazetari, shkrimtari dhe demiurgu i shumë brezave të gazetarisë kosovare, veprimtari politik (i përfshimë në grupin e Marie Shllakut si 16-vjeçar, ndër liderët e të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrës në këshillin e pajtimeve gjatë viteve ’90.
Ramiz Kelmendi asht pothuejse ndër të fundit rilindas (nga ata që e banë dhe i dhanë emën “Rilindjes” – qe nuk ishte vetëm një gazetë – por ishte një emën për epokën në të cilën shqiptarët e Kosovës u rikthyen fuqishëm në histori!
“Rilindja” ishte rilindje e vërtetë e një populli!
E Ramiz Kelemendi ishte gazetar, reporter, redaktor, botues dhe sëfundi demiurg – mësues i shumë brezave të gazetarëve dhe themelues i t’parës shkollë gazetarie në Kosovë (kolegji “Faik Konica.”) nga e cila dolën të thuash shumica e gazetarëve dhe gazetarëve që sot e mbajnë barrën e medias kosovare!
Ramizi e ngriti në stil reportazhin si zhanër deri në përmasat e letërsisë!
Dhe ishte kolumnisti i parë kosovar – në kuptimin perëndimor të këtij noicioni – autor shtylle n’gazetë!
Dhe “ka disa mënyra të shkrimit të kolumnes” – më tha verës që shkoi, tek u qafa me të – stili im, dhe katër stile tjera, i bashkkohanikut tem Ali Sutaj dhe Maksut Shehut dhe stilet enverrobelliane dhe halilmatoshiane!
Ai edhe e ka botue një kolumne me këto emnesa stilesh dhe besoj, se miqt e tij, komunitetet e shkrimatrëve (Lidhja e shkrimatrëve ose Pen-qendra kosovare) dhe asociacionet e gazetarëve – Ministria e Kulturës e kushqoqoftë – kanë me ia publiku veprën të plotë doajenit të gazetarisë shqiptare të Kosovës!
Ndonëse i rënduem p’ej moshet, ai nuk e la pa dalë n’sheher (Prishtina është vendbanim i katundarëve të krejt Kosovës, sepse edhe nëse banojnë tek Sheshi “Ibrahim Rugova”, prishtinalitë thojnë : “Po dal n’sheher…”!, dhe i thojsha sa herë e takoja, kryesisht te caffe “Rings”: – – Bravo t’koftë Ramiz Kelmendi – mos u shtrej n’kauq – rri n’kambë, se të tillë të duem!
– “Po u lexoj e po knaqem , bravo për stilin, guximin e mprehtësinë“ – m’thojke në shumës, sepse gjithnjë ma ka ba me dije se lexonte kryesisht shkrimet e Enver Robellit dhe te miat.
E me të vlerësu Ramizi, nuk ishte bash lehtë me iu shmang tundimit për me u nie krenar…, e krahtë përpjet me i que… sepse krenia , s’e di dhe s’e di me saktësi, nëse asht ves a virtyt – megjithatë ndjesi njerëzore po!
Në “Lahuta e Malcisë” At Fishta e ka një varg tek kanga e Oso Kukës: “Kanë zanë trimat me lavdue – krahtë përpjetë kanë nisë me i que…”
Ramiz ishte pothuajse mocë me “Rilindjen” dhe asaj ia fali tërë shekullin e tij jetësor, deri në mbylljen e saj nga fashizmi i Millosheviqit dhe mbulimit me harresë nga sunduesit e rinj – që nuk u interesonte ma libri, idetë dhe kultura porse fuqia: Pushtet e para!
Prehu n’paqen e përjetshme Ramë!
Falemneres për secilen germë të stampueme që ia fale atdheut të kosovarëve.
Kujtesës së Kosovës!
P.S.
Photto: Me Ramën në Panairin e 16-të të librit

foto

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme