Një tjetër rast mbytjeje ndodh në ujërat shqiptare. Një 14-vjeçar është mbytur në lumin Shkumbin, sot pasdite, në zonën e Elbasanit.
“14-vjeçari ishte duke u larë në lumë së bashku me vëllain dhe kushëririn e vet. Ata kishin tentuar ta shpëtonin të miturin por nuk kishin mundur dhe për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë, 14-vjeçari ndërroi jetë”, bën të ditur policia shqiptare.
Hetuesit e policisë kanë dalë në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore dhe procedurale.