Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Mitrovicë.
Sipas Policisë, fillimisht ishte raportuar se A.S, 17 vjeçar, ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal Mitrovicë pas lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë.
Njësia patrulluese ka kontaktuar vikitimën dhe në bazë të të dhënave të para të siguruara është identifikuar identiteti i personit të dyshuar, dhe i dyshuari B.H., 15 vjeçar është arrestuar nga policia.
I dyshuari B.H. është intervistuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit, të dyshuarit në fjalë iu ka shqiptuar masa e ndalimit policor, njofton Klan Kosova.
Viktima mbetet në Spitalin Rajonal për trajtimin të mëtejmë mjekësor, gjendja e tij është stabile.
Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të rastit, sipas prokurorit kompetent udhëzojnë në hetim të veprës penale si “vrasje në tentativë”.