Në Deçan ka ndodhur sot plagosja e një personi në qendër të këtij qyteti.
Lajmin e plagosjes e konfirmoi për KALLXO.com Skender Dreshaj, drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë.
“Pacienti është pranuar në orën 7:05 minuta. Është i moshës rreth 35 vjeçare. Plaga ka qenë sipefaqësore ( gërvishtje). Pas tretmanit pacienti është liruar për shtëpi,” tha Dreshaj.
Policia ka rrethuar hapësirën rreth një dyqani të ushqimit ku mendohet se ka ndodhur kjo plagosje.
KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë Rajonale të Pejës Xhevat Ibraj, por ai me arsyetimin se ndodhet në një takim, ende nuk është përgjigjur.
Një vrasje në Deçan ndodhi në prill të këtij viti.