Një 5 vjeçare me Coronavirus në gjendje të rëndë, mjekët s’kanë shpjegim

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Në mediet italiane ditën e sotme ka qarkulluar një lajm i trishtuar, lajm i cili ka mahnitur edhe autoritetet shëndetësore, pasi nuk i japin dot shpjegim.

Një 5-vjeçare nga Padova është futur në intubim dhe ndodhet në gjendje tepër të rëndë pasi u infektua me Covid – 19.

5 vjeçarja është pacientja e parë në Itali, me këtë moshë që i është nënshtruar kujdesit intensiv. Vogëlushja nuk vuan nga ndonjë sëmundje tjetër, shkruajnë mediat vendase dhe ky është rast i rrallë të cilit nuk i japin dot shpjegim.

Ndërkohë mjekët kanë bërë me dije se në momentin kur ajo është futur në kujdes intensiv, me frymëmarrje të rënduar, u zbulua se pacientja e vogël kishte një sindromë hemolitiko-uremike.

Kjo është një formë sëmundjeje e gjakut dhe veshkave, e cila zakonisht shoqërohet me infeksione gastrointestinale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme