Një 55 vjeçar theret me thikë në vendin e punës

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 11:19 | Nga

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se gjatë ditës së djeshmë ka ka ndodhur një lëndim i rëndë trupor.

“Përderisa viktima me inicialet H.C., rreth 55 vjeç ishte duke qëndruar në vendin e tij të punës (roje në stacion të autobusëve në Gjakovë), i dyshuari E.B., rreth 57 vjeç, kishte nxjerrë thikën duke e goditur viktimën, ku sipas ekipit mjekësorë, i kishte shkaktuar shpuarje të diafragmës së mushkërive, thuhet në njoftimin e prokurorisë

Viktima H.C, është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në QKUK-Prishtinë.

I dyshuari E.B., është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, duke ia konfiskuar edhe mjetin (thikën), me të ciliën dyshohet se i dyshuari e ka kryer veprën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Të ngjashme