Një 6 vjeçar i infektuar me Coronavirus në Malishevë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, komunën e të cilit më së shumti e ka prekur pandemia Coronavirus, tha se nga shtatë rezultatet e fundit, të infektuarit janë mosha të ndryshme, e nëmsin e tyre edhe fëmijë.


Madje, ai tha se ka edhe fëmijë të infektuar me COVID-19.

Sipas tij, më i riu është një fëmijë i moshës 6 vjeçare. Keshtu deklaroi Beqaj i kontaktuar nga Ekonomia Online. Kemi 6 vjeç, 8, 12 e 14”, tha Kryetari Begaj.

Ai ka thënë se janë duke u përpjekur që të kalohet kjo situat.

“Po nuk ka kursyer askënd, nga 6 deri në 76 vjeç janë të prekurit e fundit, ka shumë të rinj.

Të ngjashme