Një analizë e 100 ditëve luftë në Gaza

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 15:55 | Nga Dritan Goxhaj

U bënë mbi 3 muaj që Izraeli po bën një luftë në Rripin e Gazës kundër Hamasit. Prej pak më shumë se 100 ditësh Forcat Pushtuese Izraelite (IOF – Israeli Occupation Forces) vazhdojnë ofensivën e tyre në të gjitha lagjet e Gazës, ndërsa Hamasi vazhdon të bëjë rezistencë të ashpër.

Luftimet intensive midis palëve janë duke u zhvilluar në Gazën e shkatërruar dhe shpesh herë pamjet e publikuara nga të dyja palët na japin një qasje dhe mundësi për të parë tipare të luftës urbane në kohë moderne.

Deri më tashti rezultatet e këtij operacioni ushtarak izraelit vështirë se mund të konsiderohen të suksesshme nga çdo lloj pikëpamje dhe kriteri ushtarak.

Deri më tashti asnjë nga qëllimet e vendosura nga udhëheqja izraelite nuk është arritur.

Kontrolli i plotë i territorit brenda Gazës nuk është arritur.

Aftësia luftarake e Hamasit as që është cënuar.

Dhe pengjet nuk janë liruar.

Më 4 janar të këtij viti, ministri i Mbrojtjes i Izraelit konfirmoi publikisht objektivat e mëparshëm të kësaj lufte si dhe zbuloi edhe edhe detaje të planit të tyre të pas luftës.

Ai konfirmoi se “Lufta do të vazhdojë derisa të gjitha pengjet të lirohen dhe aftësitë luftarake dhe administrative të Hamasit të shuhen dhe se pas përfundimit të operacioneve Izraeli ruan të drejtën për të operuar lirisht brenda territorit të Rripit të Gazës”, që do të thotë se Izraeli ka ndërmend ta pushtojë këtë territor.

Por çfar ka mundur të arrijë IOF deri më tashti?

Së pari Forcat Pushtuese Izraelite kanë dështuar totalisht deri më tashti që të ndërpresë ose të ndalojë plotësisht operacionet e Hamasit, qoftë kjo edhe në zonat të cilat Izraeli deklaron se i ka nën kontrollin e tij plotësisht. Në këtë mënyrë Hamasi i ka kthyer këto zona në zona të kontestuara duke nxjerrë bllof ushtrinë pushtuese izraelite.

Së dyti Forcat Pushtuese Izraelite kanë dështuar në identifikimin dhe shkatërrimin e komunikimive nëntokësore të Hamasit. Njësitë speciale dhe ato të çmontimit të bombave të forcave pushtuese izrelite janë gjatë gjithë kohës nën sulmin e forcave të Hamasit. Në të njëjtën kohë IOF nuk kanë qënë në gjëndje të zbulojnë ose shkatërrojnë plotësisht dhe as pjesërisht punëtoritë nëntokësorë të armëve, spitalet dhe qëndrat e komandës të Hamasit, si dhe infrastrukturën tjetër të tijë.

Së treti komanda e Forcave Pushtuese Izraelite e ndërlikoi totalisht operacionin e saj tokësor me vendimin për të bombarduar Gazën me të gjitha llojet e armëve dhe kalibrave. Kjo ishte thjesht vetëm një akt hakmarrje dhe genocidi pasi realisht këto bombardime po tregohet se nuk kanë pasur asnjë efekt ose ndikim në bllokimin ose shkatërrimin e aftësisë luftarake të Hamasit.

Dhe si pasojë e këtyre bomabrdime të padiskriminuara ndaj popullsisë civile duke kryer kështu një genocid, kjo fushatë bombardimesh që vazhdon akoma po jep efektin e kundërt.

Pasi tashti po rritet fluksi i rekrutëve të motivuar në radhët e Hamasit në Rripin e Gazës.

Edhe pas 100 ditëve luftime të përditëshme të dyja palët vazhdojnë t’ju përmbahen të njëjtave taktika që janë parë që në ditët e para të kësaj lufte.

Hamasi pothuajse është i detyruar t’ju qëndrojë të njëjtave teknika luftimi për arsye jo vetëm të mungesës së teknologjisë të përparuar dhe e pamundur për t’u përdorur në ato kushte, por edhe në mungesë të këtyre burimeve tashti.

Por Hamasi vazhdon të luajë me pikat e tij të forta që janë njohuritë lokale, motivimi dhe armët e lira dhe përsëritshme e kollaj të riparueshme.

Forcat e Hamasit kanë si objektiv parësor ato mjete të blinduara të cilat nuk shoqërohen nga këmbësoria, pasi mundësia e afrimit është shumë herë më e madhe duke e bërë kështu goditjen më të sigurt dhe më të suskseshme.

Për të arritur këtë forcat e Hamasit përdorin kalimet nëntokësore ose kalime brenda blloqeve të lagjeve të shkatërruara. Taktika të tilla e zvogëlojnë totalisht avantazhin e Forcave Pushtuese Izraelite në zbulim ajror nga dronët dhe satelitët.

Gjithashtu shkatërimi masiv që Izraeli i ka bërë Gazës, i ka bërë hartat e tyre të paraluftës të pavlefshme dhe të padobishme për forcat në terren.

Gjithashtu studimet ushtarake të deritanishme kanë treguar se në një qytet të shkatërruar është shumë i vështirë përdorimi i komunikimeve radio dhe i sensorëve të ndryshëm.

Realiteti është se që nga fillimi i këtij pushtimi dhe deri më sot Izraeli po pëson humbje të mëdha.

Po sa e cilat janë ato?

Më datë 5 janar të këtij viti Ministria e Mbrojtjes e Izraelit publikoi një parashikim sipas të cilit, në fund të këtij konflikti numri i personelit ushtarak i cili do të mbetej dhe njihej si invalidë lufte do të ishte 12,500 (12.5 mijë) forca.

Vetëm vjet në dhjetor autoritet izraelite konfirmuan se numri i ushtarëve të plagosur izraelit deri më tashti ka arritur në 5000 (5 mijë) forca.

Duke bërë një përllogaritje të thjeshtë matematikore bazuar mbi mbi atë që shkenca ushtarake e quan raporti i të vdekurve dhe plagosurve në luftë, dhe që hitorikisht deri më sot konsiderohet në nivelin 3 me 1.

Që do të thotë për çdo tre të plagosur kemi një të vdekur. I bie që deri më tashti, bazuar vetëm nga shifrat e lartpërmenduara të konfirmuara të të plagosurve nga vetë Izraeli, Hamasi ka arritur t’i vrasë Izraelit 1666 ushtarë.

Dhe për çdo lloj ushtrie humbja e një sasie të tillë ushtarësh vetëm për dy muaj e gjysëm luftime, pasi kjo shifër është konfirmuar në dhjetor, është humbje e madhe.

Dhe në realitet deklaratat zyrtare të Izrelit se deri më tashti kanë humbur vetëm 186 ushtarë janë thjesht gënjeshtra të cilat demaskohen shumë kollaj nga shkenca ushtarake.

Dhe nga sa shihet deri më tashti Ushtria Pushtuese Izraelite nuk është duke e fituar këtë luftë.

Dhe Heni Kisinxher e ka përcaktuar shumë bukur në thënien e tij këtë gjëndje në të cilën gjëndet tashti Izraeli: “Ushtria konvencionale humbet nëse nuk fiton. Ndërsa forca Guerrile fiton nëse nuk humbet”.

Të ngjashme