Një asteroid rrezikon Tokën në muajin shtator

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Hapësinore Europiane ka bërë me dije se një meteor i quajtur “2006 QV89” rrezikon të përplaset me Tokën.

Shkencëtarët thonë se shanset që ky asteroid të përplaset me planetin tonë janë 1/7000.

Po sipas Agjencisë Hapësinore Europiane, parashikohet se “2006 QV89” mund të përplaset në tokë më 9 shtator 2019.

Ky trup qiellor është zbuluar për herë të parë më 29 gusht të vitit 2006 dhe ka madhësinë e gjysmës së një fushe futbolli.

Gjithashtu bëhet me dije se Agjencia Hapësinore po monitoron vazhdimisht trajektoren e tij.

Edhe nëse nuk përplaset me Tokën, parashikohet që ky trup qiellor të kalojë shumë pranë planetit tonë.

Ky asteroid do të rrezikoj sërish Tokën nëse nuk përplaset në planetin tonë në shtator.

Ai do të rrezikojë Tokën në vitet 2032, 2045 dhe 2062.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme