Një avion “Boeing 777” në Kinë përfshihet nga zjarri

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Një avion “Boeing 777” u përfshi nga flakët, ndërsa ishte i parkuar në aeroportin ndërkombëtar Shanghai Pudong në Kinë.

Avioni që përdorej për transport mallrash i përkiste kompanisë “Ethiopian Airlines”.

Autoritetet bënë të ditur se shumë zjarrfikëse punuan për shuarjen e zjarrit, duke arritur vetëm pas një ore të vënë flakët nën kontroll.

Në rrjetet sociale u shpërndanë edhe pamje nga momenti i zjarrit në avionin, i cili do të fluturonte më pas për në Addis Ababa të Etiopisë, para se të fluturonte për në Sao Paolo të Brazilit.

Për fat të mirë, asnjë person nuk u lëndua në këtë ngjarje në një nga aeroportet më të mëdha në Kinë.

Të ngjashme