Një baba ka ndryshuar ligjërisht gjininë në një përpjekje për të fituar kujdestarinë e dy vajzave të tij të vogla pas një ndarjes nga gruaja e tij.
René Salinas Ramos, 47 vjeç, tani njihet si femër në dokumentet zyrtare në vendlindjen e tij Ekuador – pavarësisht faktit se ai ende identifikohet si një mashkull në jetën e tij të përditshme.
Babai i dëshpëruar pretendoi se ai mori vendimin drastik për shkak të sistemit të drejtësisë në vendin e tij, për të cilin ai tha se në rastet e kujdestarisë janë nënat ato që përfitojnë zakonisht, raporton NY Post.
“Të qenit baba në këtë vend, pra në Ekuador, dënohet dhe unë shihem vetëm si ofrues i gjësendeve dhe parave”, tha Ramos për gazetën lokale La Voz del Tomebamba, duke shtuar: “Ajo që unë kam kërkuar është të jap dashurinë dhe mbrojtjen që një nënë mund t’u japë fëmijëve të saj”.