Një barnatore në Ulpianë përfshihet nga zjarri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 18:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Barnatorja e njohur “Rexall”, e cila gjendet afër selisë së AAK-së, në Prishtinë, është përfshirë nga një zjarr, sot në orët e mbrëmjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, e cila po punon për shuarjen e zjarrit. Gjithashtu, ekipet e KEDS-it kanë intervenuar për të ndërprerë rrymën

Qarkullimi i automjeteve është ndërprerë në të dy kahet.

Ende nuk dihen shkaqet dhe dëmet materiale.

Pronari i barnatores ka thënë për mediet se dyshon që depos së barnatores së tij i është vënë qëllimisht zjarri. Ai ka thënë se fillimisht ka pasur një shpërthim dhe i ka parë dy persona që kanë ikur më pas.

Zyrtari për Informim i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar.

“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Ekonomia Online ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

https://fb.watch/1LQFBpG3UR/

Të ngjashme