Kur vendos të martohesh me dikë, duhet ta trajtosh atë si personin më të dashur për ty përgjatë gjithë jetës. Kjo është gjëja më e rëndësishme për një marrëdhënie të fortë. Mbi të gjitha, është e rëndësishme ta vendosësh gruan tënde mbi këta gjashtë persona:
Para fëmijëve tuaj
Do të keni edhe netë në të cilat do t’i kushtoni më shumë vëmendje fëmijës suaj që qan, se sa bashkëshortes suaj. Por në përgjithësi, krahas rasteve të tilla, ju duhet të kuptoni se koha e shpenzuar me bashkëshorten tuaj është më e rëndësishmja. Roli prej babai nuk duhet të zëvendësojë rolin prej bashkëshorti.
Para një femre imagjinare
Përdorimi i pornografisë si zëvendësuese e raporteve reale me bashkëshorten tënde, mund ta shkatërrojë martesën tuaj. Pornografia ka plot pasoja në jetën e çdokujt dhe sidomos të atyre në një martesë. Ajo mund të bëjë të harroni aspektet më të rëndësishme në një martesë dhe të përqëndroheni vetëm tek marrëdhëniet seksuale.
Para një femre tjetër
Kjo gjë është shumë e vërtetë, edhe pse shumë persona e harrojnë.
Para miqve tu
Mos i harroni miqtë pas martesës, por duhet të mbani gjithmonë në mendje se marrëdhënia me bashkëshorten tuaj duhet të jetë gjëja më me vlerë, edhe përballë shumë viteve miqësi që mund të keni me dikë.
Para miqve virtualë
Rrjetet sociale ta shpifin. Edhe kur je në një dhomë me bashkëshorten tënde, mund të ndiheni shumë të largët teksa rrini secili në rrjetet sociale dhe komunikoni me këdo online e jo me njëri-tjetrin. Martesa juaj është shumë më e rëndësishme se raportet që mund të keni ndërtuar me ata që ndoshta nuk i njihni as realisht, apo jo?