Po e përfundojnë ditën e dytë pa ngrohje një kompleks banesash në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Një banore e kompleksit të njohur si “Te Lesna”, i ka shkruar portalit Koha.net për t’u interesuar rreth këtij problemi. Ka thënë se nuk po mund të vënë kontakt me “Termokosin”.
Një gjë të tillë e ka pasur të pamundur edhe Koha.net. Të premten mbrëma zëdhënësja Afërdita Uka ka qenë e paqasshme në telefon.