Një burrë është gjetur pa shenja jetë në bodrumin e shtëpisë së tij në Istog.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Policia po heton vdekjen e tij.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Istog / 21.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në procedure hetimore.