Një burrë gjendet i vdekur në Kamenicë, Policia e cilëson si “vdekje e dyshimtë”

Prishtinë | 23 Dhj 2023 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është gjetur i vdekur në një pyll në fshatin Moqare të Poshtme në Kamenicë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Fsh. Moqare e Poshtme, Kamenicë 22.12.2023 – 16:00. Raportohet se në pyll është gjetur i shtrirë viktima mashkull serb, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme