Një burrë vritet me thikë në dyqan pasi kërkoi vetëm një “faleminderit”

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Një ballafaqim verbal midis dy meshkujve në Brooklyn rreth mospërdorimit të fjalëve “faleminderit” për mbajtjen e derës hapur, shkaktoi vrasjen me thikë të njërit prej tyre, sipas një dëshmitari dhe policisë.

Një nga ta u vra me thikë në mbrëmjen e së martës në një dyqan, pasi njëri nga ta e mbajti derën e hapur dhe i reagoi tjetrit që nuk ishte i sjellshëm.

Viktima 37 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, mbajti derën e hapur për një tjetër klient në dyqan dhe pastaj reagoi pasi ky i fundit nuk i kishte thënë ‘faleminderit’ pas gjestit të tij.

“Pse nuk thua ‘Faleminderit për hapjen e derës’?”, kishte pyetur viktima, sipas deklaratës të punëtorit të dyqanit, Kharef Alsaidi.

“Nuk të kam thënë ta hapësh derën për mua”, i dyshuari ishte përgjigjur, sipas deklaratës së Alsaidi për ABC News.

“E gjitha ishte për shkakun që nuk i tha faleminderit që kishte hapur për tha”, tha ai.

Alsaidi gjithashtu tha se argumentimi verbal eskaloi me përleshje fizike jashtë dyqanit. Në një moment, viktima iu drejtua të dysharit duke i thënë ‘më therr nëse mundesh’.

I dyshuari, i cili ishte në biçikletën e tij, nxori thikën dhe sulmoi atë në bark dhe qafë para se të ikte, sipas autoriteteve.

Dëshmitari Alsaidi tha se i kishte thënë atij ta largonte thikën dhe të largohej se nuk ia vlente, por fatkeqësisht nuk kishte pasur sukses ta bindte.

Viktima ishte dërguar në spitalin “Brooklyn Methodist” ku atje u shpall i vdekur.

Të ngjashme