Një ditë para përfundimit të afatit, mesatarisht dy aplikues për një vend në UP

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 08:22 | Nga

Deri më 13 korrik, një ditë para se të përfundojë afati për konkurim për tu regjistruar në vitin e parë të studimeve, në Universitetin e Prishtinës kanë aplikuar 16 mijë e 72 persona.

Mesatarisht në Universitetin më të madh publik në vend, kanë aplikuar 2.1 persona për një vend.

Sipas statistikave të Rektoratit të Universitetit, ky numër është më i lartë në Fakultetin e Edukimit, ku për 487 vende kanë aplikuar 2327 persona, ose mesatarisht 4.77 persona për një vend.

Më shumë të interesuar, krahasur me të tjera fakultete, ka edhe për Fakultetin e Mjekësisë ku deri më 13 korrik kanë aplikuar 2010 persona për 441 vende, ose mesatarja 4.55 persona për një vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme