Një ditë pas publikimit, albumi “Phoenix” i Rita Orës arrin majat në top listat botërore

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar dje (premte) për të gjithë adhuruesit e saj, albumin më të ri, “Phoenix”.

Ky album, i cili vjen pas gjashtë vitesh pritje për fansat e saj, ka bërë që menjëherë pas lansimit të tregojë interes të madh te fansat e këngëtares.

Aktualisht, “Phoenix” renditet i pari në listën e albumeve më të kërkuar në botë, në aplikacionin iTunes.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vet këngëtarja shqiptare, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ajo ka publikuar listën e plotë të albumeve më të kërkuara të momentit në iTunes, e cila kryesohet nga albumi i saj.

“Numër një në listën e albumeve botërore në iTunes. Faleminderit”, janë fjalët e Ritës përbri kësaj fotoje.

“Phoenix” ka gjithsej në total 16 këngë, disa prej të cilave tashmë janë hite, ndërsa po ashtu ka edhe shumë këngë tjera të reja.

https://www.instagram.com/p/Bqii4LXnm9e/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme