Një ditë pasi foli për lehtësimin e masave, Rama jep njoftimin: Ja qytetet ku rifillojnë me pikatore kantieret e ndërtimit

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Nje dite pasi foli se do te shihet me shume kujdes ndonje lehtesim me pikatore i masave te shtetrrethimit, kryeministri Rama ka dhene nje lajm sot per rifillim pune ne disa kantiere ne vend. 

Me nje mesazh ne faqen e tij ne Facebook, Rama theksoi se “kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit”.

Kryeministri Rama ne Facebook:

“KANTIERET RIFILLOJNË ME PIKATORE NË ZONAT RURALE TË ELBASANIT, LUSHNJËS, SHKODRËS, KONISPOL, BORSH, FUSHË-KRUJË, FIER, DUKE GARANTUAR RREGULLIN E DISTANCËS SË SIGURTË PËR PUNONJËSIT

 EKONOMIA E LUFTËS DO TË VIHET ME HAPA SHUMË TË MATUR NË LËVIZJE, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË VENDE PUNE NËN BOMBARDIM DHE FRYMËMARRJEN JETIKE NË SHTËPINË TONË TË PËRBASHKËT

 DO TË VAZHDOJMË TË MBROHEMI SHUMË FORT, DUKE ORGANIZUAR KUNDËRSULME NË PIKA NEVRALGJIKE PËR TË SIGURUAR RRUGËT E FRYMËMARRJES NË MUAJT E ARDHSHËM

DURIM DHE BESIM, SI NJË TRUP I VETËM”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme