Një ditë plot energji e vullnetarizëm në HIB Petrol

Prishtinë | 10 Qer 2023 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

HIB Petrol mirëpret për një ditë punë dhjetëra të rinjë, duke shënuar kështu Ditën e Solidaritetit. Me pagat e tyre një ditore, ata kanë kontribuar në komunitet për dy kauza: shëndetin mendor të të rinjve dhe fëmijëve me nevoja të veçanta.

Dita e sotme e punës, në HIB Petrol, ka nisur në një mënyrë me të veçantë, krahasuar me
ditët e tjera. Punëtorët e rinj të cilët kanë shërbime për konsumatorët e HIB Petrol, e kanë
mësuar gjithë procesin brenda pak minutave. Të rinjë të shumtë të cilët kanë shprehur
dëshirën për të punuar si vullnetarë. Të ndihmuar nga stafi profesional i HIB, ata kanë
mirëpritur e përcjellë, me shumë kujdes, këdo që ka ndaluar në HIB, për t’u shërbyer me
derivate ose për t’u ndalë në restorant. Kështu, është shënuar Dita e Solidaritetit.

HIB Petrol, ishte nikoqir i aktivitetit që u mundëson të rinjve të punojnë për një ditë të plotë
në një kompani. E gjitha me një mision fisnik. Pagesën e tyre, në fund të ditës, këta të rinjë e
kanë dhuruar për një kauzë të rëndësishme: shëndetin mendor të të rinjve dhe fëmijëve me
nevoja të veçanta.

Vullnetari Erion Dobërdolani ka treguar se nuk ka hezituar aspak për t’iu bashkëngjitur këtij
aktiviteti. 16-vjecari nga shkolla “Sami Frashëri”, ka një arsye të fortë për këtë. Ka theksuar
se i gjithë kontributi i tij do të kthehet në të mirë të komunitetit.

“I jam bashkuar këtij aktiviteti pasi që për mua ishte shumë interesante Dita e Solidaritetit,
sepse e ka një kauzë shumë të mirë. Më është caktuar që të punoj të pompa dhe po më doket
shumë mirë. Po arrij të krijoj edhe një eksperiencë punë pasi nuk kam një të tillë”, ka thënë
ai.
Mbi 100,000 të rinj në Evropë marrin pjesë në Ditën e Solidaritetit çdo vit – dhe synimi është
që ky shembull të përcjellët edhe në Kosovë. Aktiviteti është organizuar fal bashkëpunimit të
HIB me organizatën “TOKA”, e cila deri më tani ka angazhuar më shumë se 130 vullnetarë,
përvojat e të cilëve kanë qenë të mahnitshme e kuptimplota.

Yllkë Zogaj, lidere e grupit nga organizata “Toka”, ka theksuar se janë të kënaqur me
interesimin e madh të të rinjve dhe me gatishmërinë e kompanive si HIB, për t’i hapur dyert e
tyre për një aktivitet të tillë.

“Ky aktivitet po ndodh për herë të parë në Kosovë dhe përafërsisht rreth 300 vullnetarë kanë
punuar për pesë ditë në kompani të ndryshme. Sot po e përmbyllim me HIB dhe me një sukses
të madh për ne. Po shpresojmë që kjo të kthehet në një traditë dhe çdo vit të punohet në kauza
të ndryshme duke e kthyer kështu gjithë këtë mund në të mirë të komunitetit”, ka thënë ajo.

Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për
Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj “Human
Rightivism” që implementohet nga CDF dhe TOKA. Mbështetet nga Fondacioni Kosovar për

Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për
Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe
Bashkëpunim (SDC), Qeveria e Dukës së Madh të Luksemburgut si dhe nga Ministria e
Kulturës Rinisë dhe Sportit. Ky projekt po ashtu zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e
organizatave SAME.

Të ngjashme