Një dron me një madhësi rreth 2 metrash, pas asnjë shenjë identifikuese ka rënë në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës.
Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se zona është bllokuar nga Policia e Kosovës dhe deminuesit.
Kujtojmë se ditë më parë, në kryeqytetin kroat, në Zagreb, kishte rënë një dron i ngjashëm, i cili ishte prodhim sovjetik.
Ndërsa, ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozhi, pati konfirmuar se mbetjet e një bombe ajrore të përdorur në avionët e prodhimit sovjetik janë gjetur në mbetjet e dronit që u rrëzua në Zagreb.