Një e mitur, shtetase e huaj, raporton në polici se është sulmuar seksualisht në Mitrovicë

Prishtinë | 10 Shk 2024 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Një e mitur e cila është shtetase amerikane, ka raportuar në polici se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur me biçikletë duke e tërhequr me forcë e ka prekur në pjesët intime të trupit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Nexhip Dragaj në Mitrovicë, të premten.

“Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti është cilësuar “Sulm seksual”.

Të ngjashme