Për dhjetë javë, farët e shumëngjyrësh të Plymouth-it kanë qenë pjesë e peizazhit të qytetit. Tani, 92 skulpturat e projektit Guiding Lights do të mblidhen për herë të fundit në një ekspozitë, përpara se të dalin në ankand.
Nisma u organizua nga St Luke’s Hospice Plymouth për të mbledhur fonde dhe për të rritur ndërgjegjësimin për kujdesin në fund të jetës. 42 farët e mëdhenj u projektuan dhe u dekoruan nga artistë të ndryshëm, me mbështetjen e bizneseve lokale, ndërsa 42 të tjerë u krijuan nga shkolla dhe u ekspozuan në hapësira kulturore të qytetit. Dhjetë skulptura të tjera udhëtuan nëpër Devon.
Të gjitha veprat do të prezantohen së bashku në Market Hall, Devonport, nga 25 deri më 27 shtator, duke i dhënë publikut mundësinë t’i shohë për herë të fundit si një koleksion të vetëm.

Më 1 tetor, skulpturat do të dalin në ankand në Universitetin e Plymouth-it, ndërsa të ardhurat do t’i dedikohen punës së hospicit dhe mbështetjes së familjeve.
Projekti e ka kthyer farin, simbolin e orientimit dhe sigurisë në det, në një objekt të artit publik dhe të solidaritetit komunitar, duke e shndërruar qytetin në një galeri të hapur gjatë verës./KultPlus.com