Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:00 në Viti, viktima femër e mitur ka raportuar se i dyshuari mashkull e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta dhunojë
“Viktima femër K-Shqiptare e mitur ka raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke e sulmuar fizikisht ka tentuar ta dhunojë, mirëpo e njëjta ka arritur të ikë”, thotë policia.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.