Një femër vritet në Prishtinë, i shpërthen granata në dorë

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 11:39 | Nga

Një femër në Prishtinë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj. Policia thekson si shkak të vdekjes së saj shpërthimin e një mjeti që e ka pasur në dorë.

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës saktësohet se ngjarja ka ndodhur dje, në orën 11 e 15 minuta, në oborrin e një shtëpi në rrugën “Malush Kosova” të Prishtinës.

“Viktima femër, K/shqiptare, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj, pasi që të njëjtës në rrethana të panjohura i ka shpërthyer një mjet shpërthyes në dorë”.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë njësit policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme