Një femër sulmoi ish-kolegun, ia merr edhe paratë nga xhepi

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Një femër ka sulmuar ish-kolegun e saj, e më pas ia mori edhe paratë nga xhepi.

Ajo kishte punuar në një nga derivatet në Fushë Kosovës por që më pas ishte larguar nga puna.

Sulmi i saj ndaj kolegut ndodhi mbrëmjen e së enjtes, për çka ajo edhe u arrestua e me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuar femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht në vendin e punë viktimën mashkull kosovar dhe më pas ka marr parat nga xhepi i tij. Sipas viktimës, e dyshuar ishte ish punëtore në pompën e derivateve dhe ishte e larguar nga puna. Me vendim të prokurorit, e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme