Një fëmijë serb është rrahur në Kamenicë nga dy fëmijë të tjerë rreth të njëjtës moshë. Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit nuk bëhet i ditur nacionaliteti i fëmijëve të dyshuar për sulmin.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton opinion publik se pasi ka pranuar informatat se një fëmijë rreth moshës 11 vjeç, i nacionalitetit serb ka marrë lëndime trupore, prokuroria në bashkëpunim me policinë menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”
Kurse bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për të cilat është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, njofton Klankosova.tv.
Tutje tregohet që pasi që këto veprime janë kryer nga fëmijë nën moshën e përgjegjësisë penale, lidhur me rastin është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Kamenicë.