Një foto nudo për Ditën e Flamurit

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 15:54 | Nga

Një fotografi e publikuar vite më parë, ku shihet një vajzë e zhveshur,po cilësohet nga dikush si një prej fotove më të mira me “motive patriotike”.

Modelja Saranda Shala ka pasur guxim, kur në vitin 2012 me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë pozoi nudo.

Por, jo sikurse të tjera femra shqiptare, dikur supermodelja shqiptare u tregua një artiste e vërtetë, duke mos treguar asnjë detaj tjetër të parëndësishëm duke u përkulur për të formësuar shqiponjën dykrenare me duar të ngritura lart, shkruan “Telegrafi”.

Kjo u realizua nga fotografi Arton Humolli. Megjithëse shumëkush nuk ka dëgjuar për këtë fotografi, Telegrafi beson se ajo “do të lërë gjurmë në histori”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme