Një garues i quajtur Nikola provokoi shikuesit e televizionit boshnjak, shfaqet në një kuiz me bluzën ku shkrihej “Çetnikët serbë”

Prishtinë | 01 Shk 2024 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Shikuesit e kuizit të njohur “Totalni obrt”, i cili transmetohet në televizionin Nova BH, janë habitur nga bluza e një konkurrenti.

Një garues i quajtur Nikola u shfaq në kuiz me një veshje provokuese “Çetnikët serbë”, të modeluar sipas stemës së skuadrës së famshme të NBA-së.

E ndërsa Nikolas me siguri i ka pëlqyer ky krijim, mesa duket ka harruar se, duke u shfaqur në të në një kuiz të transmetuar në Bosnje-Hercegovinë, do t’i shqetësonte teleshikuesit.

Prezantuesja e prezantoi Nikollën si “fytyrë e famshme kuizi”, çka do të thotë se kjo nuk është dalja e tij e parë në televizion.

Të ngjashme